Ndërlidhjet

Afganistan: 433 persona të burgosur ilegalisht


Flamuri kombëtar afgan
Flamuri kombëtar afgan
Një komitet i veçantë i angazhuar për të hetuar gjendjen e të burgosurve në burgun më të madh ushtarak në Afganistan thotë së qindra të burgosur po mbahen aty ilegalisht.

Komiteti ka bërë të ditur të martën, se 433 të burgosur në Qendrën Parwan të Ndalimit janë burgosur në mungesë të fakteve.

Komiteti, i cili deri tash ka hetuar 519 raste, ka njoftuar se të 433 të burgosurit duhet të lirohen menjëherë. Komiteti gjithashtu ka bërë të ditur se 86 lëndet e mbetura i janë dërguar zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për hetime të mëtejme.

Muajin e kaluar, 81 të burgosur në këtë qendër ndalimi, u liruan pasi autoritetet erdhën në përfundimin se nuk kishin prova të mjaftueshme për t’i akuzuar.

Qendra Parwan e Ndalimit, formalisht e administruar nga Shtetet e Bashkuara, dhe së fundmi e kaluar nën administrimin e qeverisë afgane, ka gjithsej 3,000 të burgosur.
XS
SM
MD
LG