Ndërlidhjet

Pakistan: Arrin në 400 numri i të vdekurve nga tërmetet


Pakistan - Ekipet ushtarake duke patrulluar ne zonat e prekura nga tërmetet

Pakistan - Ekipet ushtarake duke patrulluar ne zonat e prekura nga tërmetet

Qeveria në provincën jugperëndimore të Balokistanit në Pakistan ka njoftuar se numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fundit ka arritur në 400 persona.

Bëhet e ditur se nga tërmeti i datës 24 shtator dhe ai i së shtunës janë lënduar 800 persona, derisa 100 mijë të tjerë kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve të asfaltuara në zonat e tërmetit po e vështirësojnë punën e ekipeve të shpëtimit. Ndërkohë, sulmet nga grupet e ndryshme seperatiste në këtë zonë, e kanë vështirësuar kërkim-shpëtimin edhe më shumë.
XS
SM
MD
LG