Ndërlidhjet

logo-print

Azerbajxhan: Blogeri merret në pyetje për postimet “antiqeveritare”


Letra e prokurorisë kundër Huseynov

Letra e prokurorisë kundër Huseynov

Një video me përmbajtje satirike, e prodhuar nga një bloger i njohur prodemokratik, duket se ka irrituar autoritetet në Azerbajxhan.

Mehman Huseynov nga Institutiti për Lirinë dhe Sigruinë e Reporterëve është mbajtur sot në arrest për disa orë me radhë nga policia në Baku.

Huseynov është anëtar i ekipit zgjedhor të Camil Hasanli, kandidatit të vetëm kundërshtar në zgjedhjet presidenciale të 9 tetorit.

Pas lirimit, Huseynov i ka thënë Evropës së Lirë se është marrë në pyetje në lidhje me një video të cilën e kishte postuar. Në këtë video ai kishte kombinuar zërat nga fushata zgjedhore në Azerbejxhan me ata nga filmi “300”.

Huseynov ka thënë se është paralajmëruar nga autoritetet rreth pasojave të mundshme nëse vazhdon me postimin e videove “me përmbajtje provokative”, të cilat bëjnë thirrje të fshehura “për rrëzimin e qeverisë”.

Megjithatë, Huseynov ka deklaruar se do të vazhdojë me postimet e tij.
XS
SM
MD
LG