Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti bjellorus krahason Amerikën me Gjermaninë naziste


Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka

Presidenti i Bjellorusisë Alyaksandr Lukashenka i ka krahasuar Shtetet e Bashkuara me Gjermaninë naziste, dhe ka kundërshtuar fuqishëm pozicionin amerikan ndaj Sirisë.

Në një intervistë për televizionin 24KZ në Minsk, Lukashenka ka thënë sot se SHBA-të “po e konsiderojnë vetën si një komb i veçantë”, i cili ka të drejtën “të dëtyrojë të tjerët që t’i binden standardit të tij për të bombarduar shtetet e tjera”.

Lukashenka tha se “veçantia e kombit gjerman” i ka kushtuar botës 50 milionë jetë njerëzish gjatë shekullit të kaluar.

Duke çmuar presidentin e dikurshëm sirian Hafez al-Assad dhe të birin e tij, presidentin aktual Bashar al-Assad, ai ka paralajmëruar se ndërhyrja eventuale në Siri do të ketë pasoja të tmerrshme.
XS
SM
MD
LG