Ndërlidhjet

Rasmussen i bën thirrje Rusisë të tërheqë njohjet për Abkazinë dhe Osetinë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i Përgjithsëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë njohjet e saj për rajonet e ndara nga Gjeorgjia, Abkazinë dhe Osetinë Jugore.

Në një komunikatë të lëshuar sot, Rasmussen ka shprehur shqetësimin e tij rreth aktiviteteve të fundit të Moskës zyrtare, për të vendosur rrethoja në kufijtë administrativë të dy rajoneve të ndara.

Ai ka bërë thirrje për heqjen e rrethojave, të cilat ka thënë se “ndikojnë në jetën e njerëzve në të dy anët e kufijëve administrativë”.

Rasmussen gjithashtu ka thënë se vendosja e rrethojave “bie në kundërshtim me zotimet ndërkombëtare të Rusisë dhe se nuk i kontribuon një zgjidhjeje paqësore të konfliktit”.

Moska ka njohur pavarësinë e dy rajoneve seperatiste dhe vazhdon të mbajë trupat e saj në këto dy rajone të cila Tbilisi i konsideron territor të vetin.
XS
SM
MD
LG