Ndërlidhjet

Berlusconi heq dorë nga rrëzimi i qeverisë


Silvio Berlusconi, ish-kryeministër i Italisë

Silvio Berlusconi, ish-kryeministër i Italisë

Silvio Berlusconi ka hequr dorë nga kërkesa për të rrëzuar qeverinë italiane.

Ai ka thënë se deputetët e partisë së tij do ta mbështesin koalicionin e kryeministrit Enrico Letta në votëbesimin e sotëm.

Ndryshimi i befasishëm i pozicionit vjen pasi disa deputetë nga partia e tij kërcënuan se do të dilnin në kundërshtim të planit të Berlusconit për rrëzimin e qeverisë.

Ai e ka arsyetuar vendimin e tij për të votuar pro qeverisë, duke thënë se është për të mirën e Italisë, e cila ka nevojë për një qeveri stabile.

Italia, ekonomia e tretë më e madhe në zonën e euros, është prej dy vjetësh në recesion.
XS
SM
MD
LG