Ndërlidhjet

logo-print

Rogozin: Rumania po planifikon ta aneksojë Moldavinë


Zv.kryeministri rus, Dmitry Rogozin

Zv.kryeministri rus, Dmitry Rogozin

Zv.kryeministri rus, Dmitry Rogozin ka akuzuar Rumaninë se po planifikonë ta aneksojë Moldavinë, duke mbështetur përpjekjet e këtij vendi për integrimin evropian.

Rogozin, në një mesazh të sotëm në Twitter, ka thënë se presidenti rumun Traian Basescu, të cilin ai e ka quajtur “kali i Trojës”, ka një plan prej dy pikash: së pari, integrimi i Moldavisë në BE, së dyti bashkimi i saj më Rumaninë, duke bërë edhe referenca rreth aneksimit të Austrisë ne vitin 1938 nga Gjermania naziste.

Në përgjigje ndaj deklaratave të Rogozinit, kryeministri rumun Basescu, ka thënë në një konferencë për shtyp në Bukuresht, se Rumania nuk e ka në plan të aneksojë asnjë vend tjeter, por se do të mbështesë deri në fund aspiratat e Moldavisë për integrim.

Basescu ka thënë se Rogozin është i mesuar të lëshojë ndonjë deklaratë për Rumaninë, çdo mëngjes, para se të pijë çaj.

Moldavia shpreson të nënshkruajë Marrëveshjen për Stabilizim-Asocim në Samitin për Partneritet më Lindjen të BE-së, i cili mbahet në nëntor.
XS
SM
MD
LG