Ndërlidhjet

Katër ushtarë afganë vdesin në një shpërthim


Ilustrim
Ilustrim
Katër ushtarë afganë janë vrarë sot derisa vetura e tyre goditi një bombë të vendosur në skaj të një rruge në distriktin Nawa të provincës jugore të Helmandit.

Omar Zwak, zëdhënës i provincës, i ka thënë radios Evropa e Lirë se incidenti ka ndodhur derisa ushtarët po patrullonin në këtë zonë. Së paku dy ushtarë të tjerë janë lënduar gjatë shpërthimit.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësine për rastin.

Militantët talibanë kanë një prezencë të madhe në Helmand.

Zyrtarët thonë se qeveria afgane ka nisur një operacion të rëndësishëm ushtarak kundër militantëve në këtë zonë, i cili është duke vazhduar ende.
XS
SM
MD
LG