Ndërlidhjet

Cameron: Britania po e fiton betejën për marrjen e kompetencave nga Brukseli


David Cameron, kryeministër i Britanisë
David Cameron, kryeministër i Britanisë
Britania ka fituar aleatë në betejën e saj për te rimarrë disa kompetenca nga Brukseli, falë qëndrimit të palëkundshëm në lidhje me këtë çështje, ka thënë sot kryeministri britanez David Cameron, raporton AFP.

Në një fjalim para deputetëve të partisë së tij, ai ka hedhur poshtë kritikat se e ka izoluar Britaninë nga partnerët tjerë të Bashkimit Evropian.

Cameron ka premtuar se do të rinegociojë raportin e Britanisë me BE-në 28 anëtarëshe, dhe se do t’i vendosë kushtet e reja të antarësisë britaneze në referendum më 2017, nëse e fiton edhe një mandat në zgjedhjet e vitit 2015.

Cameron kishte zemëruar liderët evropianë kur kishte kundërshtuar një pakt fiskal me qëllim të tejkalimit të krizës në zonën e euros në vitin 2011, por kishte fituar përkrahje në përpjekjet e tij për të shkurtuar buxhetin e BE-së vitin e kaluar.

Ai ka mbajtur takime me liderë të ndryshëm evropianë për të biseduar rreth planit të tij për reformimin e BE-së, të cilin nuk e ka detajuar ende.
XS
SM
MD
LG