Ndërlidhjet

Regjisori iranian nuk lejohet ta lëshojë vendin


 Mohammad Rasoulov, regjisor iranian
Mohammad Rasoulov, regjisor iranian
Regjisorit iranian, Mohammad Rasoulof, raportohet t’i jetë ndaluar largimi nga Irani.

Festivali Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Nuremburg, ka bërë të ditur sot se atij i ishte konfiskuar pasaporta më 19 shtator, kur kishte hyrë në Iran, duke e pamundësuar kthimin e planifikuar të tij në Gjermani.

Regjisori, i cili jeton mes Gjermanisë dhe Iranit, pritej të merrte një shpërblim në Nuremburg më 8 tetor.

Në vitin 2010, Rasoulof ishte dënuar me gjashtë vjet heqje lirie nën akuzën për propagandë antiqeveritare, masë kjo e cila më vonë u zvogëlua në një vit.
XS
SM
MD
LG