Ndërlidhjet

logo-print

Indonezi: Nis Samiti Botëror i WC-së


Ilustrim

Ilustrim

Ka nisur në Indonezi Samiti Botëror i WC-së, i cili organizohet nga organizata joqeveritare World Toilet Organization.

Misioni i kësaj organizate është të përmirësojë kushtet e higjienës përmes advokimit, teknologjisë dhe edukimit.

Në samitin që do të zgjasë tri ditë, folësit do të diskutojnë për çështje si riparimi, mirëmbajtja dhe disejnimi i WC-ve publike.

Kjo organizatë e ka shpallur 19 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare të WC-së.

Në botë, rreth 2.5 miliardë njerëz nuk kanë çasje në njësi të mirëfillta sanitare. Sipas OKB-së, 1 milion fëmijë vdesin çdo vit nga sëmundje si diarea, të shkaktuara kryesisht nga mungesa e higjienës.
XS
SM
MD
LG