Ndërlidhjet

Zyrtarët serbë nuk do të hyjnë në Kosovë në kohën e fushatës


Edita Tahiri, zv.kryeministre e Kosovës
Edita Tahiri, zv.kryeministre e Kosovës
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka marrë vendim që zyrtarëve serbë t’iu ndalohet hyrja në Kosovë gjatë fushatës parazgjedhore, e cila nis më 3 tetor.

“Ministria e Drejtësisë është kompetente për të përcaktuar mundësitë e vizitave nga Serbia. Në bazë të informacioneve që kam, Ministria e Drejtësisë ka vendosur të mos lejojë vizita në këtë periudhë, pra gjatë fushatës zgjedhore. Dihet që fushata zhvillohet brenda një shteti dhe nuk ka nevojë që zyrtarët e një tjetër vendi të vijnë”, ka thënë Tahiri.
XS
SM
MD
LG