Ndërlidhjet

Moskë: Jepet premiera e filmit “Stalingrad”


Pamje nga Stalingradi në kohën e Luftës së Dytë Botërore
Pamje nga Stalingradi në kohën e Luftës së Dytë Botërore
Regjisori rus Fyodor Bondarchuk, ka prezantuar në Moskë filmin e tij të zhanrit epik “Stalingrad”, me temë një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore.

Filmi, i cili u realizua me një buxhet prej 30 milionë dollarësh dhe përfshinte fonde qeveritare, është filmi i parë rus i realizuar komplet ne teknologjinë 3D, dhe bazohet pjesërisht në novelën e vitit 1959 “Jeta dhe Fati” të autorit Vasily Grossman.

Beteja e Stalingradit mes forcave sovjetike dhe atyre naziste, që përfundoi më humbjen e këtyre të fundit, kosniderohet si një nga pikat e kthesës më të rëndësishmë të luftës.
XS
SM
MD
LG