Ndërlidhjet

logo-print

S’ka marrëveshje për rihapjen e qeverisë amerikane


Presidenti amerikan Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama

Bisedimet në mes të presidentit amerikan Barack Obama dhe opozitës republikane kanë dështuar t’i japin fund mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane, e cila hyn sot në ditën e tretë.

Pas bisedimeve, liderët republikanë dhe ligjvënësit nga partia e Obamas kanë akuzuar njëri-tjetrin për refuzimin e zbutjes së qëndrimeve të tyre, dhe negocimit të një zgjidhjeje.

Mbyllja ka dërguar në shtëpi qindra mijëra punonjës federalë pa pagesë, dhe ka mbyllur monumentet e rëndësishme historike dhe parqet kombëtare në vend.

Para bisedimeve të së mërkurës, Obama kishte paralajmëruar komunitetin financiar se duhet të jetë i brengosur për mbylljen.

Ai ka bërë të ditur përmes televizionit CMBC se nuk do të negociojë me republikanët derisa ata të mos jenë pajtuar për një rritje të mundësisë së borxhit shtetëror. Pa një limit të ri të borxhit, SHBA-të mund të dështojnë në kryerjen e pagesave shtetërore.
XS
SM
MD
LG