Ndërlidhjet

logo-print

Greqi: Urdhërohet burgimi për liderin e partisë Agimi i Artë


Lideri i partisë Agimi i Artë, Nikolaos Michaloliakos

Lideri i partisë Agimi i Artë, Nikolaos Michaloliakos

Një gjykatë në Athinë ka urdhëruar burgimin e kreut të partisë ekstreme djathtiste greke Agimi i Artë, nën akuzat për organizim të aktiviteteve kriminale.

Nikolaos Michaloliakos i ka mohuar akuzat kundër tij.

Ai ishte arrestuar së bashku me pesë deputetë të tjera nga partia e tij me akuzat për vrasje, sulmime dhe shpërlarje parash.

Autoritetet greke e kanë përshkruar partinë Agimi i Artë si një bandë kriminale neo-naziste.
XS
SM
MD
LG