Ndërlidhjet

Iran: Rohani komenton “zemërimin” izraelit


Presidenti iranian Hassan Rouhani
Presidenti iranian Hassan Rouhani
Presidenti iranian Hassan Rohani thotë se rivalët izraelitë janë “zemëruar” pas fushatës së re të Iranit për t’u angazhuar me fuqitë e tjera botërore në bisedimet për programin kontravers nuklear.

Kryeministri izraelit Netanyahu ka thënë ne Kombet e Bashkuara këtë javë se Izraeli beson që Irani po vazhdon ende me përpjekjet për zhvillimin e armëve bërthamore, dhe se Izraeli është gati të veprojë edhe ushtarakisht për të ndaluar prodhimin e një bombe atomike nga ana e Iranit.

Duke folur të mërkuren, pas një mbledhjeje të kabinetit qeveritar, Rohani ka shprehur besimin e tij se bisedimet mes Iranit dhe fuqive botërore, që priten të nisin në mes të tetorit në Gjenevë, do të rezultojnë pozitive.

Irani hyn në këto bisedime me shpresën për të zbutur sanksionet ekonomike të cilat e kanë dëmtuar rënd ekonominë e këtij vendi.

Rohani tha se Irani është i hapur për diskutimin e, siç e quajti ai, “detajeve” të programit iranian për pasurimin e uraniumit, por tha se e drejta e Iranit për pasurimin e kësaj substance është e padiskutueshme.
XS
SM
MD
LG