Ndërlidhjet

SHBA: Arrestohet pronari i një faqeje interneti për shitblerje ilegale të drogës


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet amerikane kanë arrestuar pronarin e një faqeje të internetit e cila bënte shitjen ilegale të drogës duke përdorur valutën virtuale Bitcoin.

Departamenti i Drejtësisë bëri të ditur se Ross William Ulbricht, pronar i faqes Silk Road (Rruga e Mëndafshtë), ishte arrestuar në San Francisko të martën, pas mbylljes së kësaj faqeje.

Ulbricht, 29 vjeçar, i kishte animuar transaksionet e Silk Road duke përdorur një rrjet kompjuterik të disejnuar për ta bërë pothuajse të pamundur lokalizimin e kompjuterëve përmes të cilëve kryheshin shitblerjet.

Hetuesit kanë gjetur një shumë prej rreth 3.6 milionë dollarësh të Bitcoin, shuma më e madhe e valutës virtuale e kapur ndonjëherë.

Silk Road shërbente si treg për shitjen ilegale të heroinës, kokainës, LSD-së dhe substancave të tjera.

Ulbricht akuzohet edhe për vrasjen e një përdoruesi të faqes Silk Road, pasi ky i fundit kishte kërcënuar se do ta zbulonte identitin e një përdoruesi tjetër.
XS
SM
MD
LG