Ndërlidhjet

Serbia: Vendimi për ndalimin e vizitave të zyrtarëve gjatë fushatës, i dëmshëm


Flamuri serb

Flamuri serb

Qveria e Serbisë ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Prishtinës zyrtare për ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë gjatë kohës së fushatës parazgjedhore.

Sipas Serbisë, ky vendim ka shkaktuar njerën prej krizave më serioze në procesin e deritashëm të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Zëdhënësi i qeverisë serbe, Millivoje Mihajlloviq, ka thënë se vendimi shkon në dëm të marrëveshjes së Brukselit. Ai ka thënë se autoritete serbe do të ndërmarrin hapa konkretë në përgjigje të këtij vendimi.

Vendimin e djeshëm të zv.kryeministrit kosovar Hajredin Kuçi, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zv.kryeministrja Edita Tahiri, e cila ka shtuar se fushata parazgjedhore zhvillohet brenda një shteti dhe se ardhja e zyrtarëve të një shteti tjetër është e panevojshme.
XS
SM
MD
LG