Ndërlidhjet

Rrjedhje e ujit radioaktiv në Fukushimë


Pamje nga termocentrali ne Fukushima
Pamje nga termocentrali ne Fukushima
Operatori i termocentralit të Fukushimës në Japoni, thotë të ketë zbuluar një rrjedhje të re të një uji tejet radioaktiv.

Kjo është rrjedhja e dytë që nga gushti.

Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios, ka bërë të ditur se ka gjasa që uji ka rrjedhur tashmë në oqeanin Atlantik. Kompania ka njoftuar gjithashtu se më shumë se 430 litra ujë të kontaminuar besohet te jetë total i rrjedhjes.

Sasi masive uji përdoren rregullisht për të ftohur reaktorët në këtë termocentral që nga koha kur sistemi i ftohjes së tij u shkatërrua në mars të vitit 2011 nga cunami dhe tërmeti.
XS
SM
MD
LG