Ndërlidhjet

SHBA dhe Britania me universitetet më të mira në botë


Universiteti i Oksfordit, Britani e Madhe

Universiteti i Oksfordit, Britani e Madhe

Universitetet më të mira në botë janë në SHBA dhe në Britani të Madhe.

Listimet e fundit të universiteteve botërore radhisin 13 universitete nga këto dy vende në listën e më të mirave.

Vetëm SHBA-të kanë 77 universitete në listën e 200 më të mirave, me Insitutin e Teknologjisë së Kalifornisë në vend të parë.

Britania ndërkaq, ka 31 universitete në listën e 200 më të mirave, në krye me Oksfordin.

Shume institucione akademike evropiane shënuan rënie në këtë listim. Arsye, besohet të jenë, shkurtimet buxhetore si pasojë e recesionit ekonomik.

Ky listim merr në konsideratë reputacionin e institutcionit, raportin numerik në mes të stafit dhe studentëve, si dhe shpeshtësinë e citimit në botën akademike.

Vetëm një universitet rus ka arritur të jetë pjesë e listës, por ka mbetur jashtë 225-shes më të mirë, ndërsa Universiteti Sharif i Teknologjisë i Iranit u rangua në grupin e 251-275 më të mirëve në botë.
XS
SM
MD
LG