Ndërlidhjet

Taxhikistan: Zhduken pesë shtetas amerikanë


Ilustrim
Ilustrim
Pesë shtetas amerikanë janë zhdukur në një provincë juglindore në Taxhikistan, në kufi me Afganistanin.

Shërbimi për media i amabasadës amerikane në këtë vend i ka thënë Radios Evropa e Lirë se amerikanët e humbur ndodheshin atje për motive rekreative.

Derisa zyrtarët amerikanë nuk kanë publikuar identitetin e të zhdukurve, mediat në Taxhikistan kishin raportuar të mërkuren se tre shtetas amerikanë nga Kolorado kishin lënë mesazhe në Facebook për familjarët e tyre, para se telefonat celularë t’ju mbeteshin pa bateri.

Ekipe të shpëtimit janë vënë në kërkim të tyre.
XS
SM
MD
LG