Ndërlidhjet

Kerry i hapur për bisedime konkrete me Iranin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit shpreson të angazhohet me qeverinë e re në Teheran, por tërheqë vërejtjen se bisedimet duhet të bazohen në hapa konkretë.

Kerry ka thënë se nëse Irani dëshiron të jetë paqësor, “besoj se ka një mënyrë për ta arritur atë”.

Ai ka shtuar se “do të ishte jodiplomatike” sikur të mos testohej vullneti i Iranit për të bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar rreth planit bërthamor të këtij shteti.

Kerry i bëri këto komente në Tokyo, pas një takimi të ministrave të mbrojtjes së këtyre dy vendeve.
XS
SM
MD
LG