Ndërlidhjet

Human Rights Watch akuzon Sirinë për torturë


Logo e Human Rights Watch
Logo e Human Rights Watch
Human Rights Watch (HRW) e ka akuzuar regjimin sirian për mbajtjen nën arrest në mënyrë të paligjshme të dhjetra mijëra kundërshtarëve të regjimit.

HRW ka pubilkuar sot në New York një listë prej 21 të arrestuarisht, përfshirë edhe politikanë paqësorë.

Këta të fundit i kanë thënë HRW-së, se ndaj tyre janë përdorur metoda si elektro-shoku, përdhunimi dhe rrahjet brutale me mjete si kabllo plastike dhe shufra metalike.

Human Rights Watch thotë se të dhënat për këtë përdorim masiv të torturës mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit.

Organizata akuzon edhe rebelët të cilët po luftojnë regjimin e Bash al-Assadit për mbajtjen, dhe në disa raste ekzekutimin, arbitrar të aktivistëve, gazetarëve dhe punëtorëve humanitarë.

Konflikti sirian ka vrarë më shumë se 100,000 që nga mars i vitit 2011.
XS
SM
MD
LG