Ndërlidhjet

Itali: Fundoset anija , së paku 62 emigrantë të vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Dhjetra persona raportohen të vdekur pasi një anije me emigrantë u fundos në jug të Italisë.

Zyrtarët thonë se të paktën 62 persona kanë vdekur pasi ishin hedhur në det derisa anija po përballej më vështirësi në afërsi të ishullit të Lampedusës.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet derisa numri i viktimave po rritet. Besohet se anija kishte rreth 500 emigrantë.

Një mjek nga shërbimet emergjente lokale ka thënë se pasagjerët e anijes vinin nga Somalia.

Lampedusa ndodhet në mes të Tunizisë dhe Sicilisë dhe është një nga hyrjet kryesore të emigrantëve në Bashkimin Evropian.

Ky është i disati incident me radhë i kohëve të fundit në brigjet italiane. Të hënën 13 emigrantë vdiqën në ujërat e këtij shteti kur një anije u fundos afër Sicilisë.
XS
SM
MD
LG