Ndërlidhjet

Afganistan: Deputeten e kidnapoi i vëllai


Ilustrim
Ilustrim
Inteligjenca afgane thotë se beson që kidnapimi i një deputeteje gjatë kësaj vere ishte orkestruar nga i vëllai.

Zyrtarë të Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë thanë të mërkuren se Noor Ahmad është arrestuar në cilësinë e bashkëpunëtorit kryesor në kidnapimin e motrës së tij Fariba Ahmadi Kakar.

Kakar, një deputete nga një provincë e Afganistanit, u kidnapua nga militantët talibanë gjatë gushtit derisa po udhëtonte në Afganistanin qëndror. Ajo u lirua më 7 shtator në këmbim të shtatë të afërmve të zyrtarëve talibanë që po mbaheshin nga qeveria.
XS
SM
MD
LG