Ndërlidhjet

Afganistan: Njeriu që solli al-Kaidën hyn në garë për president


Flamuri afgan
Flamuri afgan
Njeriu që thuhet ta ketë sjellë al-Kaidën në Afganistan tani garon për president të shtetit, vendim ky që pritet të sjellë frikë në komunitetin ndërkombëtar.

"Sot unë nominohem që t’ju shërbej bashkëkombasve dhe vendit tim – dua të qëndroj përkrah shërbëtorëve të vërtetë të Afganistanit”, i ka thënë Abdul Rassoul Sayyaf agjencisë Reuters pak orë para se të shpallte kandidaturën zyrtarisht.

Presidenti aktual Hamid Karzai nuk lejohet të garojë për një tjeter mandat, bazuar në kushtetuën e vendit.

Ardhja e qeverisë së re po shihet si mundësi për të larguar vendin nga praktika e korrupcionit dhe keq-qeverisjes.

Vitin e ardhshëm, miliona afganë do të votojnë në zgjedhjet që shihen si më të rëndësishmet, që nga koha e luftës së udhëhequr nga Amerika kundër talibanëve afganë 12 vjet më parë.
XS
SM
MD
LG