Ndërlidhjet

Iran: Amandamente kontraverse në ligjin për martesat


Flamuri iranian

Flamuri iranian

Në Iran po shqyrohen amandamentet e ligjit për martesat të cilat specifikojnë të drejtat e prindërve për të martuar fëmijët e tyre të birësuar.

Amandamentet ishin miratuar nga kuvendi në fund të shtatorit dhe sipas tyre prindërit lejohet të martohen me fëmijët e tyre të birësuar, por pasi të kenë marrë më parë një pëlqim nga gjykata që një martesë e tillë është në interes të familjes.

Aktualisht, sipas ligjeve iraniane, nuk ka asnjë pengesë për martesën mes prindërve birësues dhe fëmijëve të tyre.

Përkrahësit e ligjit thonë se këto amandamente ua vështirësojnë prindërve birësues martesën me fëmijët e tyre, por kundërshtarët thonë se ato në fakt e legalizojnë pedofilinë.

Në Iran, mosha minimale për martesë për vajzat është 13, ndërsa për djemtë 15.
XS
SM
MD
LG