Ndërlidhjet

BE bëhet gati të padisë Gazpromin


Reklamë e Gazpromit

Reklamë e Gazpromit

Bashkimi Evropian thotë se po përgatitet të padisë gjigantin rus Gazprom nën akuzat për abuzim të pozitës dominante në tregun e Evropës Qëndrore dhe asaj Lindore.

Komisioneri për konkurrencë i BE-së, Joaquin Almunia ju ka thënë sot reporterëve në Lituani se hetimet përfshijnë vende si Letonia, Bullgaria, Estonia, Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke.

Sipas ligjeve të Bashkimit Evropian, kompanitë mund të dënohen deri me 10 % të të ardhurave vjetore në rast se shpallen fajtore për thyerjen e rregullave të konkurrencës.
XS
SM
MD
LG