Ndërlidhjet

FIFA pranon mbi 4.5 milionë aplikacione për biletat e Kupës së Botës 2014


Logo e FIFA-s
Logo e FIFA-s
FIFA thotë se ka marrë më shumë se 4.5 milionë aplikacione për biletat e Kupës së Botës 2014 që mbahet në Brazil.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë e ka konsideruar shifrën si impresive.

Rreth 77 % të aplikuesve janë brazilianë, derisa amerikanët kanë aplikuar në një numër prej 175,122 personash raporton agjencia AP.

Organizatorët presin që rreth 3.3 milionë bileta të jenë në dispozicion për këtë aktivitet sportiv, por vetëm rreth një milion prej tyre janë në dispozicion gjatë rrethit të parë të shitjes.

Tifozët e futbollit kanë kohë deri të enjten tjetër që të aplikojnë, ndërsa personat të cilëve do t’ju shiten biletat do të përzgjidhen me anë të një shorti.
XS
SM
MD
LG