Ndërlidhjet

logo-print

Evakuohet ambasada ruse në Libi


Ambasada ruse në Tripoli.

Ambasada ruse në Tripoli.

Diplomatët rusë dhe familjet e tyre në Libi janë evakuuar pas sulmit me bombë në Ambasadën e Rusisë në Tripoli.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se punonjësit e ambasadës dhe familjet e tyre kanë kaluar kufirin për në Tunizi të enjten, një ditë pas sulmit.

Sulmi i së mërkurës thuhet se ka ndodhur në përgjigje të vdekjes së një oficeri libian, i cili dyshohet se është vrarë nga një grua ruse.

Vendimi për evakuimin e stafit rus dhe familjarëve ka ardhur pasi ministri i Jashtëm i Libisë i ka thënë ambasadorit rus në Tripoli se Libia nuk është në gjendje të mbrojë misionin diplomatik.
XS
SM
MD
LG