Ndërlidhjet

Të 30 aktivistët e Greenpeace akuzohen për pirateri


Qendra e paraburgimit në Murmansk të Rusisë

Qendra e paraburgimit në Murmansk të Rusisë

Hetuesit në qytetin Murmansk të Rusisë kanë akuzuar zyrtarisht për pirateri të 30 aktivistët e Greenpeace, të cilët kanë protestuar kundër shpimit për naftë të Rusisë në det të hapur.

Gjashtëmbëdhjetë aktivistë janë akuzuar të enjten, një ditë pasi 14 të tjerë janë ngarkuar për akuazat e njëjta.

Aktivistët, katër rusë dhe 16 shtetas të huaj, janë kapur nga autoritetet ruse në shtator, pasi dy prej tyre kanë bërë përpjekje të ngjiten në platformën e kompanisë Gazprom në ujërat e Arktikut.

Grupi ambientalist “Greenpeace” i ka përshkruar akuzat si “ekstreme dhe joproporcionale”.
XS
SM
MD
LG