Ndërlidhjet

Obama e Putini mund të takohen javën e ardhshme


Nga takimi i Obamës me Putinin në Shën Petersburg.
Nga takimi i Obamës me Putinin në Shën Petersburg.
Moska ka raportuar se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij amerikan, Barack Obama, mund të takohen javën e ardhshme në Indonezi.

Agjencitë ruse kanë cituar zyrtarin e lartë të Kremlinit, Yury Ushakov, i cili ka thënë se Uashingtoni ka reaguar pozitivisht ndaj propozimit rus, për të mbajtur bisedime dypalëshe në margjina të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik në Azi-Paqësor.

Ushakov nuk ka komentuar raportet se vizita e Obamës mund të anulohet për shkak të mbylljes së Qeverisë amerikane.

Putini dhe Obama janë takuar për herë të fundit muajin e kaluar, në margjina të një samiti ekonomik në Shën Petersburg.

Në atë takim, dy presidentët kanë folur për krizën në Siri dhe Ushakov ka thënë se do të ishte e logjikshme nëse tema e njëjtë ngrihet edhe në Bali të Indonezisë.
XS
SM
MD
LG