Ndërlidhjet

Në pjesë të Pakistanit ndalohet Skype, Viber…


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet pakistaneze në provincën Sindh kanë ndaluar përkohësisht shërbimet e mesazheve dhe të internetit, përfshirë programet Skype, Whatsapp dhe Viber.

Ministri për Informim i Sindhit, Sharjeel Memon, ka thënë se shërbimet do të jenë të bllokuara për tre muaj, me qëllim që të parandalohen komunikimet midis autorëve të sulmeve në kryeqytetin e provincës, Karaçi.

Karaçi është qendër komerciale e Pakistanit dhe qyteti më i madh, me më shumë se 20 milionë banorë.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se mbi 2,000 njerëz janë vrarë këtë vit nga sulmet e kryengritësve talibanë në Karaçi.
XS
SM
MD
LG