Ndërlidhjet

Së paku 134 të vdekur pranë Lampedusës


Lampedusa, 3 tetor 2013.
Lampedusa, 3 tetor 2013.
Së paku 134 njerëz kanë vdekur dhe mbi 200 të tjerë figurojnë të zhdukur nga përmbytja e anijes në brigjet e Italisë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ishullit Lampedusa.

Shumë udhëtarë janë hedhur në det, pasi kanë parë se anija ka hasur në vështirësi dhe është përfshirë nga flakët.

Në anije ndodheshin rreth 500 migrantë, ndërsa mbi 150 prej tyre janë shpëtuar.

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se shumica e tyre kanë qenë nga Eritrea dhe Somalia.

Qeveria e Italisë ka shpallur të premten ditë zie kombëtare.

Lampedusa shtrihet midis Tunizisë dhe Sicilisë dhe është portë për shumë migrues në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG