Ndërlidhjet

Sanskionet ndaj Iranit “duhet të mbeten”


Iran
Iran
Një zyrtare e lartë e Shteteve të Bashkuara ka thënë se sanksionet kundër Iranit duhet të mbeten në fuqi, derisa Teherani të ndërmarrë hapa të besueshëm, që heqin të gjitha shqetësimet për programin e tij bërthamor.

Nënsekretarja e Shtetit për Çështje Politike, Wendy Sherman, i ka bërë këto komente në një seancë dëgjimore të Senatit, në lidhje me aktivitetin atomik të Republikës Islamike.

Sherman po ashtu ka thënë se ligjvënësit amerikanë duhet të presin deri në takimin e 15-16 tetorit të fuqive botërore me zyrtarët iranianë, përpara se të diskutojnë sanksione të reja kundër Iranit.

Ajo ka thënë se takimi në Gjenevë do të jetë një mundësi për këtë vend që të ofrojë veprime konkrete dhe substanciale për programin e tij bërthamor.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore dyshojnë se Irani bën përpjekje të fshehta drejt krijimit të armës bërthamore.

Teherani hedh poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG