Ndërlidhjet

Të shtëna afër selisë së Kongresit të SHBA-ve


Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në afërsi të Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington, duke detyruar policinë që të shtojë masat e sigurisë në Capitol Hill.

Agjencia e lajmeve AP njofton se një pjesëtar policie ka marrë lëndime.

Gazetarët, personeli i Kongresit dhe turistët janë urdhëruar nga forcat e rendit që të strehohen në kompleks, rreth orës 14:28, sipas kohës lokale në Uashington.

BBC njofton se në një njoftim të dërguar përmes postës elektronike, nga personeli i Kongresit kërkohej që të mbylleshin dyert dhe dritaret e zyrave.

CNN njofton se incidenti është nxitur nga një makinë, e cila ndiqej nga policia.

Shkaqet e ndjekjes nuk dihen ende. Situata, megjithatë, raportohet të jetë në kontrollin e forcave të rendit, njoftojnë agjencitë amerikane të lajmeve.
XS
SM
MD
LG