Ndërlidhjet

Turqi: Mandat i ri për dërgim të trupave në Siri, në rast nevoje


Pamje nga trupat ushtarake turke
Pamje nga trupat ushtarake turke
Parlamenti turk ka zgjatur të enjten, edhe për një vit, mandatin autorizues për dërgimin e trupave ushtarake në Siri, nëse e kërkon nevoja.

Mocioni është propozuar nga partia në pushtet AKP, e cila ka një shumicë të fuqishme në parlament.

Qeveria turke thotë se dyshimet për përdorimin e armëve kimike nga ana e qeverisë siriane paraqesin “kërcënim” për shtetin turk, i cili ndan një kufi 900 kilometërsh më Sirinë.

Kundërshtarët e mocionit argumentojnë se një gjë e tillë mund ta nxisë Turqinë në luftë kundër Sirisë.

Mandati i vjetër skadon sot. Parlamenti turk autorizoi hyrjen e trupave në Siri në rast nevoje, për herë të parë në vitin 2012, pasi pesë civilë turq u vranë nga një predhë siriane në një qytet kufitar.
XS
SM
MD
LG