Ndërlidhjet

Një juri federale në Shtetet e Bashkuara ka paditur 13 anëtarë të dyshuar të një grupi hakerësh të njohur si “Anonimët”.

Padia i akuzon këta persona, të cilët jetojnë që të gjithë në SHBA, për sulmet ndaj kompanisë Motion Picture Association of America, dhe disa kompanive të tjera, në periudhën shtator 2010 – janar 2011.

Ata akuzohen se kishin sulmuar web faqet e këtyre kompanive duke përdorur si mekanizëm një rritje të qarkullimit në internet që kishte dërguar deri në mbylljen dhe mosfunksionimin e tyre.

“Anonimët” janë një grup hakerësh të cilët njihen për bindjen e tyre se të gjitha të dhënat e botës duhet te jenë të çasshme pa pagesë dhe për të gjithë pa dallim.
XS
SM
MD
LG