Ndërlidhjet

logo-print

Bisedimet Moldavi-Transdniester, pa rezultat


Flamuri moldavian

Flamuri moldavian

Bisedimet në mes të shtatë palëve për konfliktin disa dekadësh mes Moldavisë dhe regjionit të ndarë Transdniester, që janë zhvilluar të enjten në Bruksel, nuk kanë sjellur ndonjë rezultat konkret.

Negociatat, të cilat rinisën pas një ndërprerje 11 vjeçare,përfshijnë OSBE-në, Moladavinë, rajonin Transdniester, Rusinë, Ukrainën si dhe BE-në dhe SHBA-në role observuese.

Negociatorët nga të dyja palët kanë thënë në një konferencë për shtyp se bisedimet do të vazhdojnë në nivel të grupeve punuese.

Rajoni Transdniester, shpalli pavarësinë nga Moldavia në vitin 1990 me mbështetjen ruse. Moldavia dhe rajoni Transdniester luftuan mes vete në vitin 1992, në një luftë që kushtoi 700 jetë njerëzish.
XS
SM
MD
LG