Ndërlidhjet

logo-print

Të shtënat afër Kongresit të SHBA-ve


Policia në Washington ka qëlluar për vdekje një grua, pasi ajo kishte provuar të kalonte perimterin e sigurisë së rrethojave të Shtëpisë së Bardhë.

Policia bën të ditur se të dhënat e para për rastin e së enjtes mbrëma nuk flasin për ndonjë akt terrorist.

Policia gjithashtu njofton se dy oficerë të policisë janë lënduar gjatë këtij rasti.

Motivet prapa incidentit nuk dihen ende, ndërsa policia nuk ka bërë të ditur as identitetin e gruas.

Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi, ishin vendosur në gjendje alarmi për një kohë, por masa u hoq pak kohë më pas.(f.s.)
XS
SM
MD
LG