Ndërlidhjet

Gjykata e të Drejtave të Njeriut: Rusia të dëmshpërblejë 13 çeçenë


Pamje nga seancat e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, Strasburg
Pamje nga seancat e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, Strasburg
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka urdhëruar qeverinë ruse t’ju paguajë 1.2 milionë euro 13 çeçenëve, 18 familjarë të të cilëve ishin vrarë gjatë një bombarimi të një fshati çeçen në shkurt të vitit 2000.

Në vendimin e saj, gjykata ka thënë se banorët e fshatit në fjalë kishin pasur garancione nga qeveria ruse se nuk do të prekeshin nga bombardimet për sa kohë të mos fillonin konfliktin të parët.

Gjykata njofton se kjo ëshët hera e parë që qeveria ruse pranon se ka shkelur artikullin e dytë të Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, që lidhet me përdorimin e forcës vdekjeprurëse.
XS
SM
MD
LG