Ndërlidhjet

Gazetarja e Evropës së Lirë padit qeverinë e Azerbajxhanit


Pamje nga selia e Evropës së Lirë, Pragë
Pamje nga selia e Evropës së Lirë, Pragë
Khadija Ismayilova, një gazetare hulumtuese e Radios Evropa e Lirë, programi i Azerbajxhanit, është ankuar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për, siç thotë ajo, një kampanjë shpifëse dhe shkelje serioze të të drejtave nga ana e qeverisë së këtij vendi.

Ismayilova i ka kërkuar gjyaktës që ta urdhërojë qeverinë e Azerbajxhanit që të ndërmarrë masa të menjëhershme për mbrojtjen e saj nga dhuna dhe kërcënimet, dhe të t’i japë fund ndërhyrjes në jetën e saj private.

Gazetarja Ismayilova njihet për raportimet e saj mbi korrupsionin qeveritar, duke përfshirë edhe afera që prekin presidentin e këtij vendi në aktivitete me vlerë prej miliona dollarësh.

Ajo ka marrë kërcënime që nga viti 2012, përfshirë edhe një video private nga jeta e saj, të lansuar në internet. Sipas saj, e gjithë kampanja lidhet me aktivitetin e saj si gazetare hulumtuese.
XS
SM
MD
LG