Ndërlidhjet

SHBA: Departamenti i Thesarit paralajmëron katastrofë nëse nuk arrihet marrëveshje për buxhetin


Ilustrim
Ilustrim
Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka paralajmëruar mundësinë e pasojave katastrofale ekonomike nëse ligjvënësit dështojnë të pajtohen në rritjen e mundësisë së borxhit shtetëror për kryerjen e pagesave të shpenzimeve qeveritare.

"Nëse deri në mes të tetorit nuk arrihet asnjë marrëveshje, atëherë pasojat do të jenë fatale jo vetëm në tregjet financiare por edhe në tregun e punës, volumin e konsumit dhe rritjen ekonomike", thotë ky departament.

Departamenti shton se në rast dështimi për pajtim mes palëve, dollari do të mund të ulet edhe më shumë, shkalla e interesit të rritet skajshmërisht dhe pasojat të barten edhe në pjesë të tjera të botës.
XS
SM
MD
LG