Ndërlidhjet

Jahjaga: Ka vullnet politik për të luftuar korruspionin, por duhen rezultate konkrete


Atifete Jahjaga, Presidente e Kosovës

Atifete Jahjaga, Presidente e Kosovës

Presidentja Jahjaga ka thënë sot në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit se Kosova dhe institucionet e saj, ende sfidohen nga dukuria e rëndë e korrupsionit e cila rrezikon të ardhmen e vendit.

“Duhet të luftojmë këtë dukuri më vendosmërisht, duke krijuar një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja”, ka deklaruar Jahjaga.

Presidentja ka shtuar se ka përmirësime në legjislacion dhe punën e administratës, por shtoi se ka ende punë për t’u bërë.

“Janë disa ligje specifike të cilat duhet të amendamentohen në bazë të standardeve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, duhet të rrisim efikasitetin tonë në implementimin e ligjeve ekzistuese. Vullneti politik ekziston, por është përgjegjësi e të gjithëve që këtë vullnet ta kthejmë në rezultate konkrete”, është shprehur Jahjaga.
XS
SM
MD
LG