Ndërlidhjet

Bashar al-Assad: Turqia do të paguajë për përkrahjen e rebelëve sirianë


Presidenti sirian Bashar al-Assad

Presidenti sirian Bashar al-Assad

Presidenti sirian Bashar al-Assad, ka paralajmëruar Turqinë se do të përballet me pasoja të rënda për mbështetjen që po ju jep rebelëve të cilët po luftojnë në rrëzimin e qeverisë së tij.

Në një intervistë televizive, Assad tha se “në një të ardhme të afërt këta terroristë do të kenë impakt në Turqi dhe rrjedhimisht shteti turk do të vuajë pasojat e veprimeve të veta”.

Presidenti al-Assad tha edhe se rebelët po përdorin territorin turk si zonë prej së cilës po sulmojnë qeverinë e tij.

Turqia nga ana e saj thotë se e ka të pamundur të ndalojë plotësisht hyrjen e militantëve nga kufri me Sirinë, pavarësisht masave të rrepta të sigurisë në zonat kufitare.
XS
SM
MD
LG