Ndërlidhjet

logo-print

Irlanda në referendum për dhomën e lartë të parlamentit


Ilustrim

Ilustrim

Votuesit irlandezë janë duke votuar sot në një referendum në të cilin do të vendoset për mbylljen ose jo të dhomës së lartë të parlamentit.

Derisa qeveria e arsyeton mbylljen e kësaj dhome me mungesën e fondeve, kritikët thonë se kjo është vetëm një përpjekje për të koncentruar pushtetin në duart e qeverisë.

Megjithatë, sondazhet e bëra para referendumit, tregojnë së shumica e votuesve janë pro mbylljes së kësaj dhome, meqë shumë nga anëtarët e saj, ose kanë dështuar, ose aspirojnë të hyjnë në dhomën e ulët të parlamentit, e cila është dukshëm më e fuqishme.
XS
SM
MD
LG