Ndërlidhjet

Pakistan: Priten bisedime në përpjekjen për paqe me talibanët


Sartaj Aziz, Këshilltar për Siguri i kryeministrit pakistanez

Sartaj Aziz, Këshilltar për Siguri i kryeministrit pakistanez

Përfaqësuesit e partive politike në Pakistan pritet të takohen për të biseduar rreth mundësisë së negociatave për paqe më talibanët.

Takimi është inicuar nga partia protalibane Jamat-e-Islami, në provincën Pakhtunkhwa.

Megjithatë mundësia e negociatave e ka ndarë në dysh opinionin në këtë provincë, pas një sulmi me bombë në Peshawar, që la të vrarë 140 persona.

Talibanët pakistanezë e kanë mohuar përgjegjësinë për rastin.

Megjithatë, një nga këshilltarët kryesorë për siguri të qeverisë afgane, Sartaj Aziz deklaroi të enjten se Islamabadi zyrtar është ende i interesuar për të biseduar me talibanët, pavarësisht sulmit të fundit.
XS
SM
MD
LG