Ndërlidhjet

Rusi: Alarmi i rremë për emergjencë, nxitë panikë


Ilustrim
Ilustrim
Një raport i rremë i lëshuar nga Ministria e Emergjencave në rajonin Tyumen të Rusisë, ka ngjallur panikë në këtë rajon.

Ministria kishte lëshuar një komunikatë për shtyp në të cilën thuhej se 55 persona kishin vdekur si pasojë e një gazi helmues, por kishte harruar të sqaronte se komunikata ishte pjesë e një simulimi të planifikuar.

Komunikata thoshte se gazi toksik po shpërndahej në qytetin e Tyumenit dhe zonat përreth.

Zyrtarëve qeveritarë iu deshën pesë minuta që ta kuptonin gabimin dhe të lëshonin një komunikatë të re ku e sqaronin rastin.

Por, brenda atyre pesë minutave lajmi tashmë kishte qarkulluar nëpër mediat kombëtare dhe rrjetet sociale.

Shërbimet emergjente ruse janë duke mbajtur ushtrime për sjellje në raste emergjente gjatë gjithë ditës së sotme dhe në të gjithë territorin e federatës.
XS
SM
MD
LG