Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë kërkimet pas tragjedisë së Lampedusës


Ekipet emergjente në Lampedusa

Ekipet emergjente në Lampedusa

Vazhdojnë kërkimet për emigrantët e zhdukur në ujërat afër ishullit italian Lampedusa.

Ministria e Brendshme e Italisë thotë se 111 trupa dhe 155 të mbijetuar janë gjendur deri më tani nga ekipet e shpëtimit.

Besohet se më shumë se 500 persona nga Afrika ndodheshin në bordin e anijes, në përpjekjet për të hyrë në Evropë.

Papa Françesku e ka quajtur ditën e sotme “ditë të lotëve”.

Italia është hyrja kryesore për emigrantët nga Afrika, të cilët synojnë të jetojnë dhe punojnë në Evropë.

Qindra persona kanë vdekur viteve të fundit në përpjekjet për të hyrë në Itali.
XS
SM
MD
LG