Ndërlidhjet

FIFA pa vendim për Kupën e Botës 2022


Selia e FIFA-ës, Zyrih

Selia e FIFA-ës, Zyrih

FIFA do të themelojë një task forcë të re për të shqyrtuar mundësinë e bartjes së Kupës së Botës Katari 2022 nga vera në dimër, për shkak të temperaturave të papërballueshme në këtë vend.

Presidenti i FIFA-ës, Sepp Blatter, ka thënë sot se asnjë vendim nuk do të merret deri në vitin 2014 rreth kësaj çështjeje.

Vetë Katari ka propozuar që gara të mbahet dimrit, por disa liga kombëtare evropiane e kanë kundërshtuar atë, ndërsa stacionet televizive thonë se zhvendosja e kësaj ngjarjeje nga vera në dimër dëmton planifikimet e tyre programore.

FIFA gjithashtu po shqyrton trajtimin e punonjësve emigrantë që janë marrë me përgatitjen e infrastrukturës për këtë ngjarje, nga prizmi i të drejtave të njeriut.

Para Katarit, më 2018, do të jetë Rusia vend nikoqir i këtij aktiviteti sportiv.
XS
SM
MD
LG